Brickos

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola bënë thirrje për shtensionim e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola bënë thirrje për shtensionim e situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, pas takimit me kryetarin e Kuvendit te Kroacisë, Gordan Jandrakoviq, ka bërë thirrje për shtensionim e situatës mes Kosovës dhe Serbisë duke shprehur shqetësimin e saj për dhunën që po shfaqet në rajon. “Parlamenti Evropian ka bërë thirrje qysh prej se i kemi parë tensionet në mes Kosovës e Serbisë, për shtensionim. Nuk ka fjalë tjetër që mund të përdoret, shtensionimi duhet të ndodhë. Nuk mund të përballojmë të shohim më shumë dhunë, në një kohë kur kontinenti jonë është aq i cenueshëm dhe situata është e paqëndrueshme,” tha Metsola. Ajo gjithashtu shtoi se jo vetëm Parlamenti Evropian por edhe institucionet e tjera të Bashkimit Evropian kanë pasur një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje. Gjithashtu, ajo tha se edhe Kroacia mund të tregojë shembuj pozitivë duke qenë proaktive në thirrjet për deeskalim dhe qetësim. Këtë thirrje, Metsola e bëri edhe javën e kaluar pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mbajti edhe fjalim në Parlamentin Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …