Prezantohet faza fillestare e projektit për rregullimin e zonës turistike në Neredime dhe Jezerc

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti bashkë me organizatën “Swiss Contact”, kanë bërë prezantimin e fazës fillestare të  projektit për rregullimin e zonës turistike në Neredime dhe Jezerc. “Komuna e Ferizajt ka paraparë të intervenoj në hapësirat publike të parkut në Neredime dhe Jezerc saktësisht tek pika e “Bashkimit të dy Lumenjve”, për qëllime të adoptimit në park rekreativ”, ka thënë Dërguti. Prezantimin e këtij projekti e ka bërë Lorita Rama dhe Albrim Tahiri nga kjo organizatë. Qytetarët e pranishëm në këtë konsultim publik, janë shprehur të kënaqur me realizimin e këtij projekti. U bë e ditur se ky projekt pritet të filloj së realizuari gjatë këtij viti.

Kontrolloni gjithashtu

Kanë filluar konsultimet publike për Planin Zhvillimor Komunal të Ferizajt

Në kuadër të hartimit të Planit Zhvillimor të Komunës (PZHK), Komuna e Ferizajt ka filluar …