Prezantohet harta digjitale për shtëpitë shkolla të viteve 90-ta në komunën e Ferizajt

Harta digjitale për shtëpitë shkolla të viteve 90-ta në Kosovë plotësohet edhe me të dhëna për komunën e Ferizajt. Në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit të komunës së Ferizajt, dhe në bashkëpunim me koordinatorin e DKA në këtë projekt z. Bashkim Bytyçi, Space SyntaKs ka identifikuar dhe dokumentuar të gjitha shtëpitë që shërbyen si shkolla në këtë komunë, të dhëna të cilat janë digjitalizuar në platformën www.shtepiteshkolla.org. Rreth 3000 shtëpi në Kosovë shërbyen si shkolla përgjatë viteve 1990-1999. Deri më tani, platforma ka identifikuar shtëpitë për komunën e Prishtinës, Gjakovës dhe Ferizajt, dhe në vazhdim do të plotësohet edhe me të dhëna nga komunat tjera. Ky projekt mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe komuna e Ferizajt.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …