Prezantohet Projekti “Te rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”

Në hapësirat e komunës së Hanit të Elezit është prezantuar projekti “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me 11 komunat e regjionit lindje. Projekti ka për qëllim krijimin e vendeve të punës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë e këtij regjioni. Para të rinjve pjesëmarrës përfaqësuesit e projektit than se rezultat i këtij projekti do të jetë rritja e punësimit të punëkërkuesve, duke i përgatitur për profesionet e kërkuara në treg dhe përmirësimin e lidhjes mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve në fushën e agro-përpunimit. Në kuadër të projektit, është paraparë themelimi i inkubatorit të agrobiznesit në regjionin ekonomik lindor, si dhe trajnimeve në agro-përpunim dhe ushqim, prodhimin e serrave, aftësimin profesional, agro-kulturë, dhe praktika të kontraktuara nga ndërmarrjet agro-përpunuese.

Kontrolloni gjithashtu

E enjtja, dita e takimeve me qytetarët e komunës së Rahovecit

Të gjithë ata që shkuan për t’u takuar me udhëheqësin e komunës së Rahovecit dhe …