Prindërit pajisin me dollapë SHFMU “ Fehmi Agani” në Turjakë të Malishevës

Me vetiniciativën e komunitetit prindëror në Turjakë të komunës së Malishevës, filloi dhe u realizua projekti për vendosjen e dollapëve për të gjithë nxënësit e nivelit fillor, përkatësisht klasave I deri të V-ta. Pajisja e klasave me dollapë personal për nxënësit e grupmoshave 6-11 vjeçar ishte shumë e nevojshme sipas prindërve, për shkak të aftësive fizike të nxënësve, në raport me peshën e papërballueshme të çantave të stërngarkuara me libra, vendosën që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre, ku ata me vete do të kenë vetëm librat sipas orarit mësimor, për t’u përgatitur për mësim. Drejtori i shkollës, Agron Zogaj, përveç që falënderoi, prindërit për kontributin që po japin në vazhdimësi për shkollën dhe fëmijët e tyre, po ashtu shprehi mirënjohje edhe për punën vullnetare të punëkryersëve për dollapët e vendosur nëpër klasa, duke thënë: “Shkolla jep edukatë, dije, ngritë cilësinë në mësim, por edhe bashkëpunon me komunitetin , si dhe kujdesët për shëndetin e nxënësve”,përfundon Zogaj. Realizimin e këtij projekti me rëndësi për nxënësit e shkollës e mundësuan prindërit, mobileria“Doni” në Mirushë, kurse një falënderim i veçantë është për z.Kastriot R. Kastratin i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Komuniteti i prindërve, u shpreh i gatshëm edhe për projektet tjera të participoj në investimet shkollore, me qëllim që nxënësit të përfitojnë mësimnxënie cilësore.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …