Nisin punimet e rrugës me gjatësi katër kilometra që lidhin Malishevën me Klinën

Fillimi i punimeve në rrugën me gjatësi prej katër kilometrash, që lidhë fshatin Rudë të Komunës së Malishevës, me fshatin Sferkë të Komunës së Klinës, është një projekt i Ministrisë së Infrastrukturës, ku participonjë edhe komunat në këtë investim të infrastrukturës rrugore. Për të parë nga afër se deri ku kanë ecur punimet, u bë një inspektim nga Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha. Ai u njoftua nga punë-kryerësi se ky projekt është projekt njëvjeçar dhe deri tash, nuk kemi pasur ngecje, dhe punët po vazhdojnë me dinamikën e paraparë nga ana jonë. Kurse nga ana tjetër Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, shprehu gatishmërinë e komunës së Malishevës, që ç’do gjë nga ana jonë do të jetë brenda afatit, planit dhe dinamikës së paraparë që punimet të përfundojnë me kohë dhe lëvizja e banorëve ta shfrytëzojë për qarkullim të nevojave njerëzore dhe ekonomike këtë rrugë. Këso dhe projektet të tjera bashkëpunimi në të mirë të banorëve të të dy lokaliteteve do të jemi të gatshëm t’i mbështesim ne si komunë, tha Nënkryetari Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …