Prishtina, në një monitorim ndërkombëtar është radhitur si qyteti i pestë në botë, për ajrin më të ndotur

Prishtina, në një monitorim  ndërkombëtar është radhitur si  qyteti i pestë në botë për ajrin më të ndotur. Në orën 14:54 të datës 1 janar 2025, Prishtina renditej në vendin e pestë për nivelin e ndotjes së ajrit, me një indeks të ajrit prej 235, që cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”. Në krye të kësaj liste janë qytetet: Sarajeva në Bosnjë e Hercegovinë, Dhaka, Bangladeshi në Dehli, Indi, Hanoi në Vietnam. Ky nivel i ndotjes tregon se ajri në Prishtinë është shumë i dëmshëm për shëndetin e qytetarëve dhe kërkon masa urgjente për përmirësimin e kushteve të ajrit dhe shëndetit publik

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …