Sylejman Selimi

Pritet lirimi nga burgu i Komandantit të UÇK-së gjatë luftës, Sylejman Selimi dhe i eprorit, Jahir Demaku

Në Javën e ardhshme mund të lirohen me kusht nga burgu,  ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi dhe eprori, Jahir Demaku. Dy ish-luftëtarët e UÇK-së kanë dorëzuar kërkesën e tyre për lirim me kusht në Panelin për Lirim me Kusht. Kërkesa e tyre pritet të shqyrtohet javën e ardhme. Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherësh ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku kërkojnë të lirohen me kusht. Kërkesa e tyre për lirim me kusht tashmë është në duar të Panelit për Lirim me Kusht, i cili pritet që brenda javës së ardhshme të shqyrtojë dhe të vendosë rreth këtyre kërkesave.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …