Prodhuesit e Qumështit kërkojnë mbrojtje nga Qeveria

Prodhuesit
dhe Përpunuesit e Qumështit edhe sot kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së
Kosovës për të shprehur pakënaqësinë ndaj gjendjes së rëndë të këtij sektori. Duke
kërkuar ndalimin e prodhimeve të importit që po dëmtojnë seriozisht prodhimin
vendor të qumështit, prodhuesit e qumështit kanë shpërndarë qumësht falas për
qytetarët, duke i siguruar se është natyral dhe i shëndetshëm. Kryetari i
Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit, Naser Bajrktari tha se po
kërkojnë nga Qeveria ndalimin e prodhimeve me prejardhje të dyshimtë në mënyrë
që të mbrohen vendet e punës në këtë industri. “Kemi dalë që qeveria t’i mbrojë
prodhimet tona dhe të na mundësoj treg të barabartë. Qeveri duhet të na mbrojë
që të rrimë në vendet tona të punës. Thuani jo prodhimeve me yndyrë bimore”,
theksoi Bajrkatari.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

ZRrE ankohet ndaj pezullimit të liberalizimit të tregut të energjisë për bizneset

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka ushtruar ankesë në Gjykatën Komerciale të Shkallës së …