Brickos

Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Lufta speciale e Rusisë në Ballkan nuk është tigër prej letre

(Kërcënimi i Qeverisë serbe kur popat nuk bëjnë shaka dhe parathënia e Speciales)

Shtete e Bashkuara të Amerikës gjatë vitit 2016 ishin në një luftë kundërthëniesh të papara në 50 vjetët e fundit. Rusia e ka shfrytëzuar këtë pozitë në tërë Globin dhe disi ka filluar të diktoi. Në këto rrethana Polonia ka kërkuar ndihmë nga NATO e është në te, kurse Kosova nuk është në NATO, por  kjo organizatë është këtu. Bota kështu  është katandisë në mes llojit dhe pasurisë së  peshës në varfëri. Sot pasuria e 62 personave më të pasur në Glob është pak më  e madhe sesa pesha e skajshme e gjysmës së popullsisë në tërë botën. Pasiguria në këtë kundërthënie  nuk është më  e vogël se sa më 1939. Përkundrazi kapitalizmi i pakontrolluar po i tronditë nga themelet mendjet e pikantuara në demokraci. Dhe çka nëse rebelohen të uriturit dhe ISIS, Alkaida dhe çmenduria e gjeneratës në vendet kapitaliste për pasurim dhe përvetësim të djersës huaj mbetet në hie, apo shndërrohet në “tigër prej letre”.

Po ku është Ballkani në këtë rrëmujë

Në vitin që  e lamë pas u nxu një serb me 14 kg eksploziv në Prishtinë. Terroristi madje kishte pushuar në Grand dhe vetura e tij ishte ruajtur me “roje speciale”. E vërteta mbeti një shushurimë se ai paska planifikuar Katedralen dhe pasi që ajo nuk është serbe, nuk duhet hiperbolizuar. Jemi demokrat more. Në vazhdën e kësaj zeje konvertibilie u nxunë TRE “gazetar” rus në Krahinën e Rahovecit. Sigurisht kanë ardhur për ta blerë ndonjë gajbe rrush se ka rënë vlera e rubles në Rusi”. Në këtë tregim orvelian u sulmua Kuvendi i Kosovës dhe RTK dhe pse të dyshohet në ruso-serbianët, po ma mirë të dyshohet dhe të akuzohen , madje për “terrorizëm” pesë të rinj shqiptarë, të cilët ç` është e vërteta nuk dinë ta përdorin revolen, e lere ma minahedhësin!

Të jetë tregimi më i plotë 26 serbianë dhe rusë u nxunë në flagrancë në Podgoricë, një natë para se në Mal të Zi të mbahen zgjedhjet parlamentare. Disa që ishin të ushtruar në “vjeljen e rrushit” arritën të arratisen në parrajsën e gjenocidit, ku tjetër pos në Serbinë e Miloshit dhe Shesheli ku sundojnë nxënësit e tyre. Madje po thuhet e shkruhet se një rus i “skenarit” Podgoricës dhe sigurisht edhe Shkodrës në lojën e futbollit, u fotografua me jo më ulët se Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, që ishte për shitje të migëve në Beograd, shkelqësinë  tij, Sergej Lavrovin. Ani çka , kur në SHBA , Vladimiri i Putinit arrin të dezorientojë tërë strategjinë e Partisë Demokrate. E aty është fuqia ma e  msdhe e njerëzimit. Fotografimi në Beograd është bërë sigurisht pasi që janë marrë instruksionet dhe bërë pagesat për punë “humanitare”.

Si përfundim i kësaj katrologjie nxënësit e Milloshit dhe Shesheli morën dhuratë nja 10-20-30 avionë lufte nga Kremlini. I blenë me garancion që Serbia t` i paguaj nga dividneta e Trepçës dhe Borit. Të paktën kështu “shkuan “ në garancionin konvertibilkitetit sepse rubla dhe dinari janë leckosë tejmase.

Në ditën e Krishtlindjeve Ortodokse (2017) priftërinjtë serbë lëshuan lutje “humane” nga oborri i Universitetit “Hasan Prishtian”, sepse duan edhe një herë ta përgjakin token e Kosovës, sikurse më 1999. Këta popa nuk jetojnë pa gjak dhe dhunë sepse ndryshe nuk munden ta propagandojnë se “Kosova është e tyre.” E bëjnë këtë , jo që nuk  e dijnë se nuk është e tyre, por duan t` i vejnë para aktit të kryer përgjithmonë çështjen e Toplicës (714 fshatra i shfarosen për 20 ditë më 1877). E shfarosen Sanxhakun hap pas hapi duke e ndarë ma në fund më 1944/5. Dje këtu është mjegulla e priftërinjve për të bërë gjueti pastaj pushtetarët e Beogradit, për të i rrëzuar 286 xhami më 1877, më 1918, më 1999. Hej zanat është ky dhe nuk harrohet sepse “populli i qiellit” duhet të dënojë në tokën e “Shën Savës” së verbuar nga të afërmit. Këta janë që kanë kërkuar koka të shqiptarit më 1975 në “Bozhur” , në kohen e komunistëve e tani munden të kërkojnë nja dyqindë metra ma në juglindje në kishën e tyre , ku nuk ka pasur kishë kurrë, ku duhet të mësojnë të gjithë studentët pa dallim kombi. A kanë serbët kishë para ndonjë rektorati të tyre, jo,e pse të ketë në Kosovë? Këmbanat po bien, por nuk po i dëgjon kush duhet, sepse janë të preokupuar të rrinë të zgjuar sa kushtojnë biletat për Bruksel, për Nju Jork, për , për … Mirë është kjo filozofi mizantrope, sepse deputet i kanë rrogat e vogla dhe duhet të i rrisin për 20%-36%, sepse në këtë nivel i kanë realizuar planet e vitit që shkoi. Dhe rritja duhet të ndodhë sepse deputetët tanë ma shumë hargjojnë për berberë e teleisje se sa një familje pesë antarëshe. Ani sepse po i përcjellë televizioni permanent dhe nuk duhet të duken gexhana. Deputet bre. me një fakultet e diploma të minsitrave, që i fituan në vendlindjet e tyre nga 4-7 vota; me kryetar qeverie që i humb zgjedhjet në komunë dhe e fiton në shtet. Këta jemi na në kombinime inatçore në politikë.

Pse u burgos Ramush HARADINAJ në Francë, në tokën zvicrane?

Kambanat po bien, si tha këto ditë Kryeministri Edi RAMA. Por deri sa pushtetarët tanë të mos dinë se për kënd do të bien kambanat, Ramush HARADINAJ po qëndron i burgosur në Francë. Edhe për këtë burgosje po flitet se Serbia është informuar kur udhëton Haradinaj. Dhe burgimi kishte për qëllim që të ndodhë në token e Zvicrës, aty ku në ditarin tim më 1991 shënova se: “Këtu në Zvicër vlueka uji në akull”. PO thuhet se gisht në burgosje ka Serbia por edhe Kosova, madje të dy subjektet së bashku. E vërteta, shërbimet tona janë shumë të “profesionalizuara” dhe do kenë ditë sikur në rastin e Kumnovës por “paqësor jemi dhe nuk na gjendet lloji në planet”.

Nëse sërish Serbia kërcënohet me luftë, e dikush këtë kërcënim po  e quan “llafe”, më duhet pa tjetër ta publikoi një bisedë shumë të rëndë me Prof Mark Krasniqin në Zvicër më 1991. Në mbrëmje pas shumë tubimeve që u mbajtën atë ditë, Profa më tha qortueshëm: “ Ti  Hakif po flet për luftën si mjet te çlirimit, nuk na duhet lufta fre, sepse kemi rreshtin paqësor”. Aty ishte Akademik Idriz Ajeti që tërë kohën heshti dhe nuk shfaqi kritikë fare. Dhe, pasi që u kalua muri i respektit që kisha për këta kolosë prej pedagogësh, u vërsula shumë rreptë: “Profesorë të nderuar, Serbia na ka shpallë luftë më 23 mars 1989. Ne duhet ta pranojmë luftën, dhe të mbrohemi, për ndryshe Miloshi po shkon me shkallëzim në shfarosjen tonë sikurse ka bërë gjenerata e Jovan Ristiqit më 1877 në Toplicë dhe Evropa i ka pranuar rezultatet e aktit të kryer. Unë jam  historian dhe kamë profesion filozofinë e politikës. Do ta shohim në vijim, se politika paqësore është shumë afirmative, por këtë nuk  e respekton okupatori”.

Ne duhet të përgatitemi në shkallë evolutive dhe një ditë t` ia shkrepim edhe ne me adetet tona, me zakonet tona, me armët tona të pakta, por çlirimtare. Ata që ishin aty filluan të aplaudojnë.  Dhe pak më vonë, do të më qortoi një profesor shumë i nderuar me faktin se në tubime : “ Unë po flas shumë më tepër se Akademikët e respektuar’. E pranova vërejtjen, dhe nuk e përsërita , por nga pozicioni i luftës së imponuar që të mbrohemi nuk hoqa dorë kurrë. E sot, të gjithë ata që po quajnë luftën speciale të Serbisë me Rusinë prapa se: “kemi të bëjmë me një tigër prej letre” disi po më duket se po na përsëritet historia, vetëm aktoret e “Hamletit” janë ma të zbukuruar.

Deputet e Parlamentit Kosovës kryhen para pasqyrës , shkojnë në seanca, regjistrohen dhe i marrin mëditjet. Pastaj dalin nga ndërtesa e Kuvendit për të punuar edhe jashtë orarit për ndonjë tender në orar. Në këto rrethana Serbia në të gjitha anët na i ka vu pritat. Tani manipulohet me një draft rezolutë në BE, sepse në “Kosovë ka kundërthënie”. E vërteta kjo është “një shpejtësi e tretë”, nëse asociacioni dështon sepse demarkacioni është sigurisht në pozicione të këtilla i dështuar. Kështu Serbia ka shansin të kërcënohet e popat nuk mahiten sepse Specialja ua ka krijuar kushtet për luftë speciale.

Prishtinë 9 janar 2017

Kontrolloni gjithashtu

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve të ish-stafit

Reagimi i drejtorisë së Radios-Kosova e Lirë në deklaratën skandaloze e naive të disa anëtarëve …