Serwer

Profesori amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se nuk ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve, Kosovë-Serbi

Analisti amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se s’ka gatishmëri nga palët për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.  Ai ka thënë se synimi përfundimtar i dialogut duhet të jetë njohja reciproke, por shtoi se këtë nuk po e sheh të mundshme të ndodh në këtë moment. Në diskutimin me temën: “E ardhmja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Mundësitë për dinamika të reja dhe ndikimi i zgjedhjeve në BE dhe në Amerikë, i cili njeh zhvillimet në Ballkan, ka thënë se për Kosovën dhe rajonin më mirë do të ishte të rrinte presidenti aktual. Joe Biden sesa të rikthej ish-presidenti Donald Trump. Pjesë e diskutimit ishte edhe deputetja nga LDK-ja, Dorasa Kica-Xhelili, e cila ka thënë se Serbia ka bërë hapa të vegjël në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Ndërsa ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka thënë se BE-ja duhet të merr rol më aktiv në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …