Projekti i Desinsektimit në komunën e Ferizajt vazhdon Sot

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt, se për shkak të motit me shi projekti “Dezinsektimi hapësinore (eleminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt, faza e katërt do të shtyhet ditën e hënë me datë 12.09.2022 sipas planit:

Më 12.09.2022 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në të gjithë qytetin, duke u nisur nga Parku i Lirisë dhe vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, rrugët: “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli “, Tregu i Gjelbert deri në Fshati Nikadin, për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Rexhep Bislimi”, “Vëllezërit Gërvalla”, “Kadri Zeka “, “Driton Islami“, ”Reçaku” deri në Magjistrale.

Më 13.09.2022 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në fshatrat: Nikadin, Varosh, Rakaj, Gaçkë, Greme, Doganaj, Jezerc , Neredime, Manastirc, Balaj, Zaskok, Pleshinë, Gurëz, Komogllavë, Fshati i vjetër, Bibaj, Sojevë, Talinoc i Muhaxherëve, Sazli, Softaj, Pojatë, Papaz.

Më 14.09.2022 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinorë do të kryhet në fshatrat: Talinoc i Jerlive, Muhoc, Prelez i Jerlive, Prelez i Muhaxherëve, Cërnille, Mirash, Rahovicë, Mirosalë, Tërrn, Bablak, Zllatar, Dardani, Slivovë, Koshare, Lloshkobare, Dremjak, Kosinë. Vërejtje : Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …