leoni

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Prokurori Hardaway në fjalën e tij nuk paraqiti asnjë provë të vetme si dëshmi për keqpërdorim të buxhetit në MTPT

Prokurori në rastin e Fatmir Limajt, Charles Hardaway ka paraqitur fjalën përfundimtare në gjykimin kundër Fatmir Limajt dhe të akuzuar në rastin e njohur si MTPT. Ai  fjalën e tij përfundimtare nuk paraqiti asnjë provë të vetme, si dëshmi për keqpërdorim të buxhetit në MTPT, në kohën kur Fatmir Limaj ishte ministër. Në seancë ishte i pranishëm edhe avokati i Fatmir Limajt, Karim Kan, i cili disa herë ka ndërhyrë gjatë fjalës së prokurorit, Charles Hardaway. Limaj në seancat gjyqësore në rastin e MTPT-së ka pohuar se nuk ka keqpërdorur asnjë cent në kohën sa ishte ministër i Transportit. “Ku janë provat? Ku janë milionat? Ku janë? Gjejeni një cent që e kam keqpërdorur në Ministri të Transportit. Zero cent është keqpërdorur nga unë si ministër dhe kjo do të dëshmohet. Unë, prindërit dhe vëllezërit e mi, asgjë nuk i kemi marrë këtij vendi, por vetëm i kemi dhënë”, kishte thënë Limaj në seancën e zhvilluar më  9 dhjetor të vitit 2015.

Këtë deklaratë të tij, Limaj e ka përsëritur edhe në seancat e deritanishme.

Sot në orën 9:00, fjalën përfundimtare do ta paraqesë mbrojtja e të akuzuarve, kurse fjalën përfundimtare për rastin MTPT-së do ta jep gjykata më 24 nëntor (e premte). Në rastin MTPT-së, përveç Fatmir Limajt, të akuzuar janë edhe Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Shpëtim Telaku e Florim Zuka.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …