Në varrezat e veteranëve të luftës së UÇK-së, në Dragobil të Malishevës, me nderime u varros, Adnan A. Paçarizi

Në varrezat e veteranëve të luftës së UÇK-së, në Dragobil të komunës së Malishevës, me nderime ushtarake, është varrosur veterani dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Adnan Aziz Paçarizi, i cili në moshën 49 vjeçare, ka vdekur si pasojë e një sulmi në zemër. Adnan Paçarizi, ishte i lindur më 15 tetor të vitit 1968, ndërsa në shtator të vitit 1998, ishte plagosur gjatë luftimeve kundër forcave serbe në fshatin Dragobil. Në ceremoninë e varrimit, krahas familjarëve, morën pjesë bashkëluftëtarë të shumtë nga shumë vise të vendit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pastaj pjesptarë të FSK-së, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë dhe qytetarë të shumtë. Në ceremoninë e varrimit, fjalime mortore kanë mbajtur përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, dega në Malishevë, Metush Kryeziu, si dhe OVL të UÇK-së nëndega në Dragobil, të cilët kanë folur për jetën dhe veprimtarinë e Adnan Paçarizit, heroizmin e treguar gjatë luftës, udhëheqjen e një skuadre, plagosjen e tij dhe luftën për liri deri në çlirimin e Kosovës nga regjimi okupator serb.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …