Gjykata Speciale

Prokurori i Gjykatës Speciale dorëzoi “ex parte” dosjen paraprake dhe listën e dëshmitarëve kundër krerëve të UÇK-së

Më 17 dhjetor të këtij viti, Prokuroria e  Gjykatës Speciale  e ka dorëzuar “ex parte” dosjen paraprake si dhe listën e dëshmitarëve dhe listën e provave materiale në çështjen kundër, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Lajmi  është bërë i ditur  përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, në Hagë. Në nëntor të vitit 2020,  në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor të vitit të kaluar , sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor. Aktakuza kundër krerëve të luftës së UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor  të vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore të PDK LDK AAK-NISMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e paaudituara të financave zgjedhore për zgjedhjet parlamentare …