Prokurori Kujtim Munishi caktohet udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda

Prokurori Kujtim Munishi caktohet udhëheqës i Departamentit të Krimeve të Rënda

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e radhës të hënën miratoi raportin e koordinatorit kombëtar për luftimin e krimit ekonomik për periudhën janar-mars 2017. Anëtarët e KPK-së aprovuan edhe pikën për procedurat standarde të veprimit për ngritjen e efikasitetit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, i cili synon ngritjen e efikasitetit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje gjatë procedimit të këtyre rasteve në prokurori. Gjithashtu, anëtarët e KPK-së shqyrtuan dhe aprovuan Rregulloren për Klasifikimin e Informacioneve të sistemit prokurorial, Rregulloren e cila ka për qëllim të përcaktojë organizimin  e punës dhe përgjegjësitë e Komisionit për Buxhet, Financa dhe Personel, si komision i përhershëm i Këshillit Prokurorial. Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Reshat Millaku, për vazhdimin e transferimit të Prokurorit, Abdurrahim Islami edhe për gjashtë muaj e aprovuan anëtarët e Këshillit Prokurorial. Po ashtu, anëtarët e KPK-së aprovuan kërkesën e koordinatores nacionale për zgjedhje, Laura Pula, për kompensimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës për angazhimin e tyre në ditën e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017. Si pikë e fundit e rendit të ditës që shqyrtuan dhe aprovuan anëtarët e KPK-së, ishte kërkesa e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, që për udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda, të caktohet prokurori Kujtim Munishi.

Kontrolloni gjithashtu

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa

Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …