Thaçi: Zgjedhjet të organizohen me standarde të larta

Thaçi: Zgjedhjet të organizohen me standarde të larta

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të gjithë mekanizmave të sigurisë gjatë procesit elektoral. Ai u shpreh se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike dhe se pret që edhe zgjedhjet e këtij viti të jenë në të njëjtën frymë. Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në kontekst të fushatës elektorale dhe u nënvizua nevoja për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të të gjithë protagonistëve.  “Të gjithë ata që e duan Kosovën, janë për proces elektoral të qetë e të suksesshëm”, është shprehur Thaçi dhe ka shtuar se është e rëndësishme që të përsëritet mesazhi që Kosova duhet të vazhdojë të dëshmojë se organizon zgjedhjet të standardeve më të larta. Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e standardeve më të larta. “Edhe këtë herë kemi siguruar vëzhgues që do të vërtetojnë se procesi elektoral është i këtyre standardeve. Bëj thirrje edhe një herë te të gjithë që të angazhohemi për një proces të drejtë, të lirë dhe demokratik”,  ka theksuar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqtarja italiane, Silvia Albano, kërcënohet me vdekje pas vendimit për rrëzimin e marrëveshjes Rama-Meloni

Njëra  nga gjyqtarët e trupit gjykues të Gjykatës së Romës, Silvia Albano, e cila mori …