Zijadin Hoxha

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ftuar ish të burgosurin politik dhe luftëtarin e UÇK-së, Zijadin Hoxha

Prokuroria e Gjykatës Speciale ka ftuar për ta intervistuar ish të burgosurin politik të viteve 80-të dhe luftëtarin e lirisë, Zijadin Hoxha me vendbanim në Prishtinë. Zijadini gjatë kohës së luftës ka qenë i angazhuar në njësitet ushtarake të UÇK-së në Shqipëri, ku ka vepruar në mobilizimin dhe stërvitjen e luftëtarëve të lirisë deri në fund të luftës. Ai i ka bërë të ditur Radios-Kosova e Lirë se përmes telefonit e ka ftuar për bisedë një hetues çek. Prokuroria e Gjykatës Speciale kohëve të fundit sërish ka intensifikuar procesin e hetimeve, ndërkohë që ka bërë të ditur se së shpejti do të ngrehë edhe aktakuzat e para kundër luftëtarëve të lirisë së Kosovës, të akuzuar për gjoja krime lufte gjatë viteve 1998-2ooo, duke u mbështetur në dosjet e Ministrissë së Drejtësisë së Serbisë gjatë kohës së regjimit të kryekriminelit serb,  Milosheviq.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …