Prokuroria ka deponuar 25 kallëzime penale për 37 zyrtarë të lartë

Prokuroria ka deponuar 25 kallëzime penale për 37 zyrtarë të lartë

Agjencia Kundër Korrupsionit, gjatë vitit të kaluar ka deponuar në Prokurori 25 kallëzime penale, në të cilat janë të përfshirë mbi 37 zyrtarë të lartë, ka bërë të ditur drejtori i AKK-së, Shaip Havolli. Ai e ka vlerësuar me progres raportin e indeksit të matjes së korrupsionit nga Transparency International, por se nuk është i kënaqur me luftën kundër korrupsionit. Shefi i AKK-së tha se me ndryshimet në ligjet që i përkasin fushës së tyre, me siguri se do të kërkohet edhe rritja e kompetencave për Agjencinë, në mënyrë që vetë ata të kenë mundësinë që t’i trajtojnë rastet më mirë dhe më shpejt.

Havolli deklaroi se Agjencia ka mbështetjen e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në aspektin që lëndët të cilat u dërgohen nga AKK të trajtohen në mënyrë të veçantë. Në fund ai theksoi se deri tash kanë pasur bashkëpunim shembullor me Prokurorinë, me të cilët edhe konsultohen, dhe po ashtu raporte të mira në funksion të detyrave kanë pasur edhe me Policinë dhe me agjencitë të tjera siç janë Qendra e njësisë së inteligjencës financiare, ATK, dhe Doganat.

Kontrolloni gjithashtu

Edward Joseph

Edward P. Joseph: Agresioni i Rusisë në Ukrainë dhe efekti i tij në Ballkan

Profesori Edward P. Joseph nga Universiteti Johns Hopkins në Washington, në një artikull të botuar …