Prokuroria në Prizren pranoi raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve me rastin e vdekjes në burg të Astrit Deharit

Prokuroria në Prizren pranoi raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve me rastin e vdekjes në burg të Astrit Deharit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar raportin e ekspertizës së analizave të video-incizimeve të kamerave të sigurisë, lidhur me rastin e vdekjes së të ndjerit Astrit Dehari, të cilat janë siguruar nga Qendra e Paraburgimit në Prizren, për intervalin kohor të datës 05.11.2016, nga ora 00: minuta deri 23:59:59 minuta. Siç njofton Prokurori i Shtetit, raporti është pranuar nga Republika e Austrisë, nga Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës. Video-incizimet (3 DVR) janë dërguar në muajin shkurt në institutin “IT Forensics BKA”, Republika e Austrisë, Ministria Federale e Brendshme, Enti Federal i Kriminalistikës, për të vlerësuar autenticitetin e tyre, nëse ka pasur ose jo ndërhyrje në to. Prokurori i Shtetit pas pranimit të raportit të ekspertizës do të vlerësojë dhe analizojë të gjitha provat dhe faktet e mbledhura në këtë çështje penale dhe së shpejti do të del me vendim përfundimtar lidhur me këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Humolli

Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …