leoni

Ministri serb: Policia e Kosovës na kthej mbrapsht në Serbi sikur të ishim kontrabandistë

Ministri serb: Policia e Kosovës na ktheu mbrapsht, në Serbi, sikur të ishim kontrabandistë

Ministri serb i Arsimit, Mladen Sarçeviç dhe Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriç nuk u lejuan të hyjnë në Kosovë. Gjuriç paralajmëroi se me këtë veprim është shkelur marrëveshja e lëvizjes së lirë, dhe çdo gjë që është rënë dakord në lidhje me atë lloj aktivitetiti, ndërsa ministri serb Sarçeviç e quajti ndalimin e tyre një sjellje jocivilizuese dhe veprim të çuditshëm, duke theksuar se nga vendkalimi janë kthyer mbrapsht në Serbi si “të ishin kontrabandistët e fundit”, shkruan portali serb Blic, transmeton “Zeri.info”. Sarçeviç dhe Gjuriç u ndaluan në pikën e kalimit Jarinje në rrugën Rashkë – Leposaviq, për shkak se ata nuk kishin leje nga policia për të hyrë në Kosovë. Policia e Kosovës deklaroi se Sarçeviç dhe Gjuriq janë kthyer në tokën serbe sepse nuk kanë zbatuar procedurën e përcaktuar, sipas të cilës secili zyrtar serb duhet të marrë leje për të hyrë në vendin tonë. Sarçeviç dhe Gjuriç kishin planifikuar që sot në Qendrën e Studentëve në Mitrovicë të hapin Institutin për kujdesin shëndetësor të studentëve të Universitetit paralel të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …