Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 19 personave, përfshirë zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë politikë për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të akuzuarve, janë deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ish-ministrat Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq. Ata akuzohen për rastin e njohur si “falja e hidrocentraleve”. Aktakuza ka të bëjë me Komitetin Qeveritar për Privatizim. Ata akuzohen se kanë tejkaluar kompetencat e veta duke votuar që disa hidrocentrale që prodhojnë energji elektrike të transferohen te komiteti Qeveritar  dhe më pas të privatizohen nga Limaku. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë  te Gjykata  Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër nëntëmbëdhjetë personave me inicialet B.B., F.H., M.K., D.G., N.R., A.Gj., F.Ç., M.R., A.N., F.K., I.I., G.J., B.B., G.Sh., N.H., A.A., B.H., K.B., dhe L.F. për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 2, lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës se Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Rrahman Jashari

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se kryeministri Kurti nuk po e lejon ministren Nagavci të takohet me SBASHK-n

Kryetari i Sindikatës sp Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Rrahman Jasharaj ka thënë se …