The Telegraph: Gjyqtarët për krimet e luftës të Gjykatës Speciale duhet të largohen nga detyra për “shpërdorim të autoritetit”

Prokuroria sot ka dorëzuar në Gjykatën Speciale, një aktakuzë të re, kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit,  Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Zyra e Prokurorit të Gjykatës Speciale sot ka dorëzuar në Gjykatë, një aktakuzë të re, të ndryshuar, kundër katër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli,  Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Në aktakuzën e re, prokurori Xhek Smith ka përfshirë disa krime të paragjykuara  në Therandë dhe në  Gjilan, për të cilat akuzohen ish-krerët politikë e ushtarakë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Aktakuza e re është më pak e koduar  dhe ka më pak pjesë të redaktuara. Sikurse në aktakuzën e dorëzuar më parë, edhe në aktakuzën e re, të ndryshuar, Prokuroria i akuzon krerët e UÇK-së për vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e arrestime të paligjshme. Prokuroria rendit akuza për krime që pretendohet të jenë kryer në disa shtëpi nga ish-pjesëtarët e UÇK-së. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Milovan Drecun

Milovan Dreçun: Aktakuza kundër Thaçit dhe liderëve të tjerë të UÇK-së, rezultat i punës sonë

Milovan Dreçun, Kryetar i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, ka deklaruar se …