Protestat si ato që mbajtën militantët e Vetëvendosjes, mund të sjellin shumëfishim të numrit të të infektuarve, thotë, Merkur Beqiri

Protestat si ato që mbajtën militantët e Vetëvendosjes, mund të sjellin shumëfishim të numrit të të infektuarve, thotë, Merkur Beqiri

Për dy muaj prej kur në Kosovë u lajmëruan rastet e para me virusin COVID-19 me këtë virus u infektuan 927 qytetarë të Kosovës, nga të cilët 29 kanë vdekur, 671 janë shëruar, 11 janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, kurse të tjerët janë vetizoluar në shtëpitë dhe banesat e tyre. Pavarësisht prej të vdekurve nga ky virus, të mbeturit gjallë duket se nuk po i frikësohen shumë. Madje, mbase për shkak të rritjes së numrit të personave të shëruar, qytetarët në fillim të kësaj jave nisën të dalin më shumë në ambiente të jashtme, duke u takuar me njëri-tjetrin pa i përfillur masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Shkaku i këtyre lehtësimeve krye në vete të qytetarëve, të martën në Prishtinë u bë edhe një provë proteste. Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, mbi 400 veta, u zgjeruan, nga dy tri metra largësi nga njëri-tjetri, në sheshin “Skënderbeu”, aty afër objektit të Qeverisë e të Kuvendit. Por, këtë provë për protestë, edhe ndonjë si kjo ose më të madhe në ditët në vazhdim, ish-eksperti i OBSh-së, Merkur Beqiri, e quan të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve dhe paralajmëron shumim enorm të të infektuarve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …