Mijëra njerëz u mblodhën në kryeqytetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, në Sarajevë për të protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza, raporton Anadolu. Të pranishmit u mblodhën në sheshin përballë Bibliotekës historike Vijeçnica, një nga simbolet e Sarajevës, duke shpalosur flamuj palestinezë dhe duke protestuar kundër sulmeve të Izraelit në Gaza. Po ashtu, në protestë morën pjesë edhe ambasadori palestinez në Sarajevë, Rezek Namura, kryebashkiakja e Sarajevës, Benjamina Kariq, si dhe shumë turistë. Në një fjalë rasti, ajo tha se Sarajeva ka qenë gjithmonë në anën e duhur dhe se ata e dinë shumë mirë se çfarë do të thotë rrethimi nga lufta e viteve 1992-1995. Kryetari i Unionit të Palestinezëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, z. Maruf, tha se populli palestinez ka qenë i ekspozuar ndaj padrejtësive dhe është mbrojtur kundër pushtimit izraelit. Demonstruesit mbanin pankarta ku thuhej “Dje Srebrenica, sot Gaza” dhe brohoritën “Stop gjenocidit” dhe “Liri për Palestinën”.
Kontrolloni gjithashtu
Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë
Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
