Natyra Kuçi

PSD e vlerëson të nevojshme shkuarjen e vendit në zgjedhje por nuk e di nëse kjo parti do të marr pjesë në zgjedhje

Partia Socialdemokrate, po e konsideron më se të nevojshme që vendi të shkon në zgjedhje duke marr parasysh zhvillimet e fundit në skenën politike si dhe krizën ekonomike si pasojë e Covid-19. Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi e sheh të domosdoshme që vendi të shkojë në zgjedhje. Mirëpo, ajo shton se ende nuk kanë të vendosur nëse kjo parti do të marr pjesë në zgjedhje. Kuçi mes tjerash ka potencuar se nëse vendosin të marrin pjesë në zgjedhje atëherë do të garojnë të vetëm dhe nuk do të bëjnë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik. Çështjen e kryetarit të vendit, Kuçi po e sheh si kalkulim të subjekteve politike si dhe interes të tyre. Nominimin e Ramush Haradinajt ajo po e cilëson si dëshirë të tij, por jo si mundësi reale dhe të merituar që kreu i AAK-së të bëhet kryetar. /EO/

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …