Brickos

PSD

PSD-ja ka drejtuar akuza kundër Vetëvendosjes, pas votimit në parim të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës

Partia Socialdemokrate ka drejtuar akuza në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, pas votimit në parim të Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ky subjekt politik përmes një aksioni ka denoncuar ndryshimet legjislative mbi Këshillin Prokurorial të Kosovës që u votuan dje në lexim të dytë nga deputetët e pushtetit. “Me këto ndryshime legjislative, vendimmarrja mbi çështje të rëndësishme të këtij Këshilli (votimi për Kryeprokurorin e Shtetit, Kryeprokurorët e Prokurorive dhe çështjet disiplinore) do jetë e kushtëzuar nga vullneti politik, përkatësisht nga vota e anëtarëve jo-prokurorë të këtij organi. Amandamenti 9 i dorëzuar në lexim të dytë e vulos ndikimin e anëtarëve jo-prokurorë kundrejt atyre që vijnë nga sistemi prokurorial. Mos të harrojmë se këto ndryshime legjislative deri më tani janë ballafaquar me vërejtje serioze, nga Komisioni i Venecias, por edhe nga shoqëria civile. Të gjitha këto vërejtje kanë një emërues të pëbashkët – shqetësimin mbi kontrollin politik të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Për fatin tonë të keq, këto shqetësime nga dje, u bënë realitet”, është thënë në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …