PSD

PSD-ja në konferencën e sotme për medie, ka kërkuar lirimin e kryetarit, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie

PSD-ja në konferencën e sotme  medie, ka  kërkuar lirimin e kryetarit, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistëve të kësaj partie, të arrestuar nga Policia e Kosovës,  protestës së PSD-së në kundërshtim të vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova. Anëtari i Kryesisë së Partisë, Dren Kukaj, ka paraqitur disa fotografi ku dëshmohet e dokumentohet  dhuna e përdorur nga Policia gjatë protestës. Në arrestimin e aktivistëve të PSD-së përveç policëve është përfshirë edhe një person i sigurimit privat  të hotelit ku ka qëndruar Trendafilova. Dren Kukaj ka thënë se nuk janë përdorur armë nga aktivistët, por nga Policia e Kosovës. Ai ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që të merren për bazë faktet dhe të zbardhet e vërteta. Fillimisht asnjë zyrtar apo civil, me përjashtim të gazetarëve dhe të aktivistëve, nuk është i lënduar. Gjashtë aktivistë janë arrestuar. Sot janë në burg për arsyen e vetme, sepse kanë protestuar. Dje vetëm kemi shprehur kundërshtimin tonë ndaj një gjykatë që e cilësojmë të padrejtë për shumë  arsye që tashmë janë të njohura për krejt opinionin ka thënë mes tjerash Dren  Kukaj.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …