Vladimir Putin

Putin: Heqja dorë nga politika e neutralitetit e Finlandës do të kishte një ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-finlandeze

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe ai i Finlandës, Sauli Niinisto kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë së cilës kanë biseduar për paralajmërimet e Finlandës për anëtarësim në NATO. Pas bisedës së zhvilluar, presidenti, Sauli Niinisto ka njoftuar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin i ka thënë atij se heqja dorë nga politika e neutralitetit e Finlandës do të kishte një ndikim negativ në marrëdhëniet ruso-finlandeze. “Biseda ishte e drejtpërdrejtë dhe e qetë. Shmangia e tensioneve u konsiderua e rëndësishme,” është cituar të ketë thënë presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto. Ndërkohë, ka pasur kritika të ashpra nga ushtarakë dhe autoritete nga Kremlini të cilët kanë kundërshtuar nismën e paralajmëruar për anëtarësimin e Finlandës në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …