Qalaj: Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po punojnë me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën

Qalaj: Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, po punojnë me orar 12 orësh për ta menaxhuar situatën

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj thotë se po operojnë njësoj në të gjithë Republikën e Kosovës gjatë menaxhimit të situatës me Covid-19. Mbi 8 mijë pjesëtarë të Policisë së Kosovës, me orar 12 orësh, janë të angazhuar në menaxhimin e situatës në aspektin e sigurisë, në parandalimin e lëvizjes së qytetarëve dhe aktiviteteve të tjera gjatë periudhës kur vendi po përballet me Covid-19. Disa nga komunat e Kosovës tashmë janë të vendosura në karantinë, si ma së preventive për mos përhapje të virusit dhe shtimit të rasteve pozitive. Qalaj, nuk ka dashur të ndalet të çështja e veriut të vendit, ku ditë më parë edhe ajo pjesë u fut në karantinë./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të ndryshme për natalitetin në vendin tonë

Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme me të dhëna të …