Qatar Charity dhe Komuna e Malishevës përkrahën edhe 93 bujq

Sot është bërë  shpërndarja e mekanizimit bujqësor për bujqit malishevas, duke e përfunduar edhe një fazë të përkrahjes për 93 bujq nga ana e Qatar Charity në Kosovë në bashkëpunim me Komunën e Malishevës. Për këtë donacion dhe përkrahjen e mëhershme nga Qatar Charity, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i ka falënderuar dhe ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në Komunën e Malishevës, për drejtorin e Qatar Charity zyra në Kosovë, Esam Dabab dhe përfaqësuesin tjetër të kësaj organizate, Ahmad Al Ashal. “Në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj përzemërsisht për gjithë kontributin e dhënë në komunën tonë, për përkrahje të vazhdueshme, për njerëzit në nevojë dhe për bujqit tanë, përmes ndërtimit të shtëpive, hapjen e puseve, ndërtimin e serrave dhe me mekanizëm bujqësor. Përmes këtyre donacioneve, është rritur mirëqenia për shumë familje, e po ashtu edhe është ndihmuar bujqësia, e cila është baza e zhvillimit ekonomik”, ka thënë kryetari Kastrati, me rastin e ndarjes së mirënjohjeve për zyrtarët e Qatar Charity. Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Qatar Charity, Ahmad Al Ashal, tha se “kjo nuk është një ndihmë, por një dhuratë nga populli i Katarit, për popullin e Kosovës dhe ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe më tutje. Ne e falënderojmë Komunën e Malishevës, për bashkëpunimin e shkëlqyer, për realizimin e këtyre projekteve”. Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Sylë Dukolli, gjithashtu e ka falënderuar organizatën Qatar Charity, për këtë përkrahje shumë të madhe dhe domethënëse për bujqit malishevas, e po ashtu edhe zyrtarin e Qatar Charity, Bajram Morina dhe zyrtarin e Drejtorisë për Bujqësi, Leotrim Kastrati, për angazhimin e tyre në realizimin e kësaj përkrahje për bujqit nga Komuna e Malishevës. Në kët fazë të realizmit të këtij programi të Qatar Charity në bashkëpunim me Komunën e Malishevës, përfitues janë 93 bujq, përkatësisht janë duke u ndërtuar 52 serra, kanë përfituar 11 bletar, janë shpërndarë 11 motokultivator, 12 freza dhe 8 kositëse.

May be an image of 11 people, helicopter, tractor, crane and text that says 'farmer 0 tarmey'

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti: Vitia po krijon hapësira të shumta sportive për të rinjtë

Sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që …