QË KOMUNA JONË TË MOS FUTET NË HARTËN E KUQE

QË KOMUNA JONË TË MOS FUTET NË HARTËN E KUQE

Ta mundim Koronavirusin me Kujdes jo me Frikë!

* Pa shtrëngim duarsh!

* Pa përqafime!

* Qëndroni në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra larg!

* Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun!

* Ajrosni shtëpinë dhe mbani higjinenën personale dhe higjienën e shtëpinsë!

* Kur teshtini, mbuloni gojën me gropëzën e bërrylit apo me faculetë!

* Të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike të qëndrojnë në shtëpi!

* Përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar!

* Në mënyrë rigoroze mbani distancën sociale për 2 metra nga njëri tjetri!

QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

  1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:

* Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!

* Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!

* Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!

* Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

* Lani duart porsa hyni në shtëpi!

* Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!

* Lani duart pas përdorimit të tualetit!

* Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!

* Evitoni përdorimin e tualeteve publike!

* Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!

* Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!

* Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!

* Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!

* Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

* Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …