Thaçi: Ftesa e Grenellit dëshmon mbështetjen dhe përkushtimin e SHBA-ve për dialogun më Serbinë

Thaçi: Kufizimi i lirive bëhet veç nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, Kurti e ka shkelur Kushtetutën

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë që vendimi i qeverisë për kufizimin e lëvizjes për qytetarët është një shkelje flagrante e Kushtetutës së Kosovës. Thaçi në një konferencë për media, ka theksuar se as policia e Kosovës dhe as organet e sigurisë nuk duhet të zbatojnë këtë vendim, pasi sipas tij, edhe vet bëjnë vepër penale. “Ky vendim do të jetë i pazbatueshëm. Është një vendim i rrezikshëm i Qeverisë së Kosovës, për qytetarët e vendit. Kurti ka shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën e Kosovës. Vendimi për kufizimin e paraqet shmangien nga të drejtat e lirive të njeriut. Kufizimi i lirive mund të bëhet vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme të cilën mund ta shpallë vetëm Kuvendi”, ka deklaruar Thaçi. Ai ka thënë qeveria Kurti me këtë vendim ka shkelur një mori nenesh.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …