Qeveria e miraton Projekt-Kodin e Procedurës Penale që mundëson gjykimin në mungesë edhe të krimeve të luftës

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” kërkon përgjegjësi edhe për gjenocidin ndaj shqiptarëve në Kosovë

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” përmes një reagimi për media ka theksuar se mekanizmi Ndërkombëtar i Apelit i Kombeve të Bashkuara që mori përsipër vazhdimin e lëndëve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavi vërtetoi dënimin me burg të përjetshëm për Ratko Mlladiqin, si njërin nga përgjegjësit kryesor për gjenocidin kundër muslimanëve në Bosnje. Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ka kërkuar përgjegjësi edhe për krimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë. “Ky vendim ngjall shpresa se një ditë do të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për gjenocidin që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë. Qendra ‘Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur’ kërkon mobilizim të gjithanshëm të institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë në sensibilizimin e institucioneve ndërkombëtare për domosdoshmërinë që të njihet krimi i gjenocidit që shteti serb ka kryer kundër shqiptarëve në Kosovë dhe të dalin para drejtësisë edhe përgjegjësit për këtë gjenocid”, thuhet në reagimin e Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”.

Kontrolloni gjithashtu

Brenda mureve të Kishës Katolike në Francë është abuzuar seksualisht me 216 mijë të mitur që nga viti 1950

Qeveria e Spanjës miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual të Kishës Katolike

Qeveria spanjolle miratoi një plan për të kompensuar viktimat e abuzimit seksual në Kishën Katolike. …