leoni

Qendra Kulturore “Kaçaniku” prezanton programin e saj për herë të parë në festivale mbarëkombëtare

Qendra Kulturore “Kaçaniku” ka prezantuar programin e saj në Festivalin mbarëkombëtarë të këngëve dhe valleve tradicionale “Këngë Jeho” në Strugë.

Kryetarja e Qendrës Kulturore Remzie Dardhishta, tha se anëtarët e Qendrës Kulturore “Kaçaniku” kanë prezantuar një program të pasur kulturo artistik, të përcjellur nga orkestra profesionale e kësaj qendre, duke prezantuar një potpuri këngësh qytetare si dhe vallen “Vjelja e mollëve”. Paraqitja e qendrës kulturore u vlerësua shumë, ndonëse festivali nuk kishte karakter garues, kjo qendër u ftua që të përfaqësoj Kosovën në Festivalin e Preshevës. Në këtë festival morën pjesë shoqëri e ansamble nga mbarë trojet shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …