Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ora e parë e mësimit i kushtohet 17 shkurtit, Ditës Pavarësisë së Kosovës

“Qendra Wilson” konsideron se forcimi i sovranitetit të Kosovës, duhet të jetë në qendër të strategjisë amerikane

Qendra Wilson, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë publikimit të një raporti, konsideron se  forcimi i sovranitetit të Kosovës, duhet të jetë në qendër të strategjisë amerikane dhe evropiane për integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor. Në raportin prej 18 faqesh theksohet se tani ekziston një mundësi unike për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë mbi sovranitetin e Kosovës. Raporti thekson se nga shqetësimet se Beogradi mund të binte nën ndikim më të madh nga Moska, vendet perëndimore janë orientuar t’i japin Serbisë një pozitë të privilegjuar midis vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kuadër të propozimeve për hapat që duhet ndërmarrë nga perëndimi, thuhet mes tjerash se ndërmjetësuesit e bisedimeve duhet të hedhin poshtë idetë për ndryshime kufijsh, të ripërtërihet përkushtimi ndaj një dialogu mes të barabartëve, të punohet për përfshirjen më të madhe të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe të hapet rruga për anëtarësimin e saj në NATO deri në vitin 2027.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …