Qerim Rexhaj: Për Shqipërinë e Bashkuar deri në vdekje

(Me rastin e 67- vjetorit të rënies heroike të Bajram Gashit nga Uça e Burimit)

Historia s’është vetëm jehonë që vie nga kohërat  e lashta, s’është as mit as legjendë, por është det gjaku përmes përpjekjesh dhe sakrificash peshën  e së cilës vështirë është ta masin shekujt. Në  historinë e  popullit tonë, secili veç e veç, por edhe si tërësi e ka pjesën e vet të kontributit atdhetar,ashtu sic e kanë edhe vulën e turpit dhe tradhtisë ata që u gjendën me vetëdije kundër rrjedhave të lirisë dhe bashkimit kombëtar.

                Si çdo pjesë e atdheut tonë të shtrenjtë edhe fshati Uçë i komunës së Burimit (ish Istogut) është pjesë e shnëdritshme, por njëkohësisht edhe tragjike e në mozaikun e historisë  sonë kombëtare. Burrat e këtij trualli kurrë nuk hezituan t’i dalin zot kësaj treve të larë me gjak dhe të djegur në flakë,sa herë që e kërkoi zëri i atdheut, zëri i ndërgjegjes dhe lirisë. Dhe, kjo, nuk ndodhi një herë e një kohë,por gjithmonë kurdo që e kërkoi nevoja e atdheut. Burrat e Uçës sikur vijnë nga një legjendë mitike; të urtë, madheshtorë, të dashur, trima, për tokën nënë dhe të ashpër për armikun. Për këta njerëz, duket se grykëholla ishte bërë shtyllë vertebrale e kurrizit, nëpër shekuj,përmes së cilës i mbanin në shënjestër hordhitë dhe lukunitë e pandërprera të pushtuesve. “Uçalinjtë”, sic e quajnë veten,sipas traditës shekullore gjithmonë e kishin pasur të gatshme grykëhollën për të vjellë  zjarr për armikun dhe sofrën e shtruar me bukë për mikun. Dhe kjo traditë, si për çudi, vazhdoi të përcillet dhe kultivohet me fanatizëm brez pas brezi deri në ditët tona.Ky fshat, sipas disa të dhënave të dokumentuara, ka një histori rreth njëmijëvjecare dhe është i banuar tërësisht me banorë shqiptarë.Dhe si për cudi, dallgët e vdekjeve vinin përherë nga veriu dhe përplasëshin me furi si ortiqe fantazmash duke mbjellur vdekje,gjëmë e lotë.E në këto dallgë apokaliptike, të bëmat e ucalinjëve, nuk mund të numërohen,ashtu sic nuk mund të numërohen sakrificat sublime që bënë ata duke u vënë në mbrojtje të Ucës si pjesë e tërësisë së atdheut  .

Kapitulli më i dhëmshëm dhe më tragjik,njëkohësisht kapitulli më heroik i kësaj treve përkon me pushtimin serbosllav që nga viti 1912 e këtej me përkrahjen e Rusisë dhe diplomacisë evropiane ,në Konferencat e Berlinit dhe të Londrës,ku më shumë së gjysma e territoreve shqiptare dhe më shumë së gjysma e popullësisë mbetën jasht trungut të Shqipërisë.Kjo periudhë kohore është si hyrje e të gjitha veprimeve të mundshme për ta nënshtruar këtë popullatë :me vrasje mizore,shpërngulje,internime,dhunime,tortura,asimilime etj…Dhe uçasit më shumë së të tjerët përjetuan:vrasje,djegie për së gjalli,tortura cnjerëzore,internime,burgosje,dëbime,plackitje.Duhet theksuar me këtë rast së që nga viti 1912 e deri në luftën e fundit nga makineria vrastare serbomadhe janë vrarë dhe masakruar  mbi 70 shqiptarë,të cilët,secili në mënyrën e tij e ka një histori në vete sa tragjike po aq heroike.Uça si gjeografi ngrihet si fortesë qendrese dhe si urë ndërlidhëse ndërmjet Podgurit dhe Drenicës,ajo ngrihet si kështjellë e pa mposhtur e rrahur në zjarrin e shekujve për liri dhe pavarësi  të atdheut.

                Bajram Gashi konsiderohet ndër përsonalitetet e  shquara të kombit shqiptar,i cili për gjatë jetës së tij  dha një kontribut të rëndësishëm përtej hapsirës dhe kohës për clirim dhe bashkim kombëtar.Ai  gjatë tërë jetës së tij ,si qëllim të vetëm parësor, kishte idealin e lirisë dhe bashkimit kombëtar në sheërbim të të cilit do të vihej me vetëdije deri në vdekje.

                U lind  më 1909 në fshatin Uçë të Burimit (ish Istogut) në një familje me tradita bujarie dhe atdhedashurie.Familja e Bajram Gashit në vazhdimësi ishte vënë në shënjestër të armiqëve të popullit tanë ,por njëkohësisht edhe burrat e kësaj familjeje  asnjëherë nuk e kishin lëvizur cerpikun e syrit përballë kërcnimeve dhe shantazheve të armiqëve.Sali Idrizi,babai i Bajramit,së bashku më vëllazërit Nezirin dhe Avdylin,Beqirin dhe Idrizin ishin dëshmuar si luftëtarë të shquar në mbrojtje të tokave dhe vlerave kombëtare shqiptare.Veprat e këtyre luftëtarëve për liri edhe sot mbahen mend dhe përkujtohen me respekt dhe krenari të ligjshme.Për  bëmat e Nezir Idrizit ruhen dokumente arkivore në arkivat e Stambollit dhe Beogradit.Emri i këtij luftëtari përmendet edhe nga  Skënder Luarasi në librin “Hasan Prishtina dhe lëvizja patriotike e Kosovës”.Pikërisht, Nezir Idrizi me vëllazërit e tij, ishin pjestarë të formacioneve kacake të udhëhequra nga Beqir Rexha nga Kërnina,ceta këto që bashkëvepronin me cetat kacake të Azem Bejtes.Duhet theksuar me këtë rast së  babai i Bajram Gashit dhe axhallarët e tij ishin nipa të Ahmet Delisë nga Prekazi.Ceta e Beqir Rexhës në përbërje të së cilës vepronin edhe vëllëzërit Gashi u bë shpresë për popullin e kësaj treve,por edhe frikë për pushtuesitë.Ajo gjurmonte dhe sulmonte efektivat e armikut dhe përkrahësit e tyre edhe në strofullën e tyre.Në përpjekje, për jetë a vdekje, kundër forcave serbo-cetnike,do të vritën Neziri,Avdyli dhe Idrizi,ndërsa dy vëllëzërit tjerë vazhduan rezistencën e armatosur në lëvizjënn kacake edhe për një periudhë kohore.

                Pas pushtimit të këtyre trevave më 1918,kur rezistenca e armatosur e lëvizjës kacake kishte filluar të dobësohej,Sali dhe Beqir Idrizi (Gashi) u shpërngulën me familjet e tyre në fshatin Shinavlash në Shqipëri,ndërsa shtëpia dhe pronat tokësore të tyre iu dhanë një koloni malazez.Familjarë të Sali dhe Beqir Idrizit edhe sot jetojnë dhe punojnë në Shinavlash dhe gjetiu.

                Bajram Gashi shkollimin fillor e kreu në Shinavlash, ndërsa shkollimin e mesëm e kreu në Tiranë.Ai u rritë dhe u edukua në një ambient familjar,ku tradita zakonore dhe atdhedashuria ishin pjesa më e rëndësishme e trashëgimisë të kultivuar ndër breza në Kosovë,të cilës këta pasardhës i jipnin aq rëndësi.Rrëfimet tronditëse që tregoheshin nga i ati dhe xhaxhai i tij për Kosovën,luftërat e pandërprera dhe të pabarabarta në Podgur dhe në Kosovoë kundër pushtuesve,eshtërat e xhaxhallarëve të rënë në mbrojtje të Kosovës dhe sa e sa atdhetarëve të tjerë ishin kujtimet më të hidhura por edhe më krenarët për vendlindjen e tij.Të gjitha këto dhe shumë gjëra të tjera do të rrënjosin përgjithmonë dashurinë për vendlindjen dhe gjithë Kosovën,si  dhe urrejtjën për pushtuesin serbosllav,i cili përmes zjarrit dhe armëve i kishte dëbuar nga trojet e tyre shekullore.I frymëzuar me idenë e atdhedashurisë,jo rastësisht,regjistron akademinë ushtarake në Romë,të cilën e kryen me sukses,duke besuar se do të vinte dita që të rreshtohej si luftëtarë i lirisë në atdheun e robëruar,në Ucën e tij të dashur,ashtu sic kishte bërë babai dhe axhallarët e tij dikur.Pas kryerjës së akademisë ushtarake më 1941 kthehet në Kosovë I emëruar në postin e prefektit të Pejës,që përfshinte edhe rrethet e regjionit të Dukagjinit.E quanin federal,apo një lloj guvernatori.Në këtë funksion politik qëndroi deri me 1943,derisa iu bë i pamundur ushtrimi i mëtutjeshëm i këtij funksioni për shkak të radikalizimit të rrethanave politike e luftarake.

                Me rastin e emrimit të tij në këtë pozitë politike më 1941 ai do të deklaronte:”Gëzohem shumë që po e marrë në dorëzim një federatë,e cila pa u turpnue them së ashtë ndër ma të rregulluemet e me prestigje të nalta.Programi im ashtë ky:cdo shqiptarë e sidomos na ,kosovarët,mbas shumë tragjedive të pësueme nga barbaria cetnike serbe-malazeze,duhet t’I lamë më njii anë intrigat,partitë,idenat personale e të bashkohemi si nji grusht i vetëm,t’i shtrëngojmë dorën njani- tjetrit,të bahemi si nji trup,vetëm për të mbrojtë interest tona sublime që janë Atdheu,Ndera,Familja”.thuhet në gazetën “Tomori” të 25 marsit 1941.

                Bajram Gashi me një përkushtim deri në vetflijim i rendiste prioritetet që kërkonin zgjidhje.Pushtimi i gjatë ndër shekuj që kishte përjetuar populli  ynë,kishte lënë shumë zbrazëti të  cilat duheshin plotësuar.Një rëndësi të madhe ai i jipte shkollimit,emancipimit dhe edukimit të rinisë shqiptare.Arsimimi i një populli thoshte ai pa reshtur , është arma më e fuqishme dhe më e frytshme për një popull.Në një takim me mësuesit shqiptarë të rrethit të Pejës,sipas gazetës “Tomori” më 1941 ai do të deklaronte:”Serbo-cetnikët  duke mos mundur me na luftue përballë,mëshihen nën maskën e komunizmës e predikojnë vllaznim –bashkimin.Na e dijmë së komunizma serbo –malazeze s’ashtë tjetër vec sllavizma”.Duke vazhduar në deklarimet e tij publike para opinionit shqiptar ai shtonë:”Pshtimi ynë asht me i përzanë ata  kah kanë ardhur”.Ndër prioritetet më të vecanta të Bajram Gashit, si qëllim kulmor ishte  atdhetarizmi i natyrshëm e jo deklarimet e zbrazëta dhe pompoze:”Vendin duhet dashtë me vepra e jo me llafe”përsëriste ai në vazhdimësi.

                Derisa ishte në këtë pozitë politike,ai përdori autoritetin e tij për të organizuar rezistencën e armatosur të atdhetarëve shqiptarë të kësaj treve në mbrojtje të kufijve natyralë verior të Kosovës që po rrezikoheshin nga brigadat serbo- malazeze cetniko-komuniste,të cilat po gatiteshin për të  bërë plojën e madhe në Kosovë,gjithëmonë sipas planëve ogurzeza të Garashaninit e ideatorëve tjerë të pansllavizmit.Betimi që kishte dhënë para vetes dhe kombit, mbi flamurin kuq e zi  të Ismail Qemalit,së do të luftoj deri në frymën e fundit për të jetësuar aspiratat e sa e sa brezave që ishin angazhuar dhe kishin luftuar për një Shqipëri të  përbashkët në kufijtë etnikë,për të përmbushur dëshirën e babait,xhaxhallarëve dhe sa e sa brezave të flijuar për këtë kauzë,do ta përmbushte kohë më vonë duke rënë në altarin e lirisë.

                Koalicioni i komunistëve  dhe cetnikëve, në frontin e përbashkët,në trevat shqiptare të mbetura jashtë trungut të shtetit shqiptar,kishte hartuar strategjinë kobzezë të shfarosjës dhe dëbimit masovik të popullatës shqiptare nga trojet e tyre etnike.Kjo shfarosje do të bëhej në shumë plane ogurzeza:me vrasje ,djegie,plackitje,perdhunime,dëbime etj.Koncentrimi i madh i forcave të përbashkëta serbo-malazeze partizano-cetnike  në kufijtë verior të Kosovës,prisnin rastin më të favorshëm që të sulëshin mbi trevat e Kosovës.Forcat cetnike të Drazha Mihajloviqit dhe   Kosta Pecancit të sistemuara në një korpus prej gjashtë brigadave cetniko partizane ishin koncentruar në Kolashinin e Vjetër,ashtu sic prisnin sinjalin për sulm edhe forcat cetnike të Pavle Gjurishiqit në përendim,në Mal të Zi.

                Planeve të serbo-cetnikëve për të ripushtuar Kosovën,Bajram Gashi do t’u përgjigjej duke  e lëshuar kushtrimin e luftës për t’u vënë në mbrojtje të   trevave të veriut të Kosovës.Qindëra e mijëra shqiptarë vullnetarë nga Rrafshi i Dukagjinit,do t’i përgjigjeshin thirrjes për t’u vënë në mbrojtje të lirisë.Popullata shqiptare vullnetarisht  do të bëhen digë në mbrojtjen e Plaës dhe Gucisë,Bihorit,Sangjakut,Tregut të Ri dhe viseve tjera shqiptare.Masakrat që po kryheshin nga serbo-cetnikët mbi popullatën shqiptare në këto treva,ishin nga më monstruozët që mund të kryente qenja njerëzore.

                Si strateg i politikës dhe luftës që ishte,Bajram Gashi,do të bëjë publike para opinionit të gjërë masakrën e popullësisë civile shqiptaro-boshnjake në Bihor,ku soldateska serbo- malazeze,brënda dy ditëve kishte vrarë dhe masakruarë 3741 dhe plagosur 634 burra,gra,pleq e fëmijë.Për të ndërgjegjësuar popullatën e Podgurit për kobin e zi që po e priste nga depërtimi i mundshëm i formacioneve serbo-cetnike në Kosovë,Bajram Gashi me njesitët e tij do të ekspozoj në Pejë dhe Banjë tri- katër arka të mbushura plotë me gjymtyrë të të masakruarve nga masakra e Bihorit, në të cilat kishte duarë të prera,këmbë,sy të nxjerrur,gjinj të femrave dhe gjymtyrë tjera.Ekspozimi i pjesëve të prera nga kjo masakër zgjoi indinjatë të madhe të popullata e kësaj treve.Nga këto  ngjarje morbid që po ndodhnin,si kushtrim, Frontit të Rezistencës do t’i bashkangjiteshin qindëra e mijëra atdhetarë që nga Ferizaj,Gjakova dhe gjithë Podguri,në vijën e frontit verior të luftës  përgjatë kufirit me Mal të Zi deri në Sangjak e gjetiu.Në këtë luftë të pabarabartë në të gjitha aspektet,vullnetarët shqiptarë nën udhëheqjen e oficerëve shqiptarë si:kapiten Sata,kapiten Rudi,Hysen Xhaferri,Bajram Gashi ,Mulla Zekë Bërdyna,Ramë Alia ,Col Bajraktari etj.do të shkëlqejnë me organizimin strategjik ushtarak dhe trimërinnë e treguar përball sulmeve cetnike.Fronti i rezistencës së ushtarëve  dhe vullnetarëve shqiptarë të udhehequr nga këta strategë,duke marrë pjesë nëpër beteja vazhdueshme në një vijë kufirareprej Andrijevicë,Plavë,Guci,Beranë,Cakorr,Kacuberr,Kuqishtë,Sanxhak (Pazar I Ri) etj.Në përballje me forcat cetnike të Drazha Mihajloviqit ,secili luftëtarë i lirisë dha prova të qendrushmërisë,sakrificave dhe heroizmit personal në mbrojtje të idealit të lirisë dhe atdheut.Vlenë të përmendet akti burrëror  dhe vetmohues i Zenel Imer Haxhiajt nga Uca e Epërme ,i cili për të mundësuar vendosjën e topit në një maje nga mund të bombardoheshin pozicionet serbo-cetnike,bartë tytën e topit të rëndë 110 kg nëpër një tërren malor e shkëmbor më borë deri në majën e Orovcit nga nën komandën e Hysni Rudit do të bombardohen pozicionet serbe.Me këtë rast vullnetarët shqiptarë jo vetëm që kaluan lumin e Ibrit duke i zbrapsur formacionet pushtuese,por cliruan edhe Tregun e Ri.Në këtë luftë të përgjakshme në mbrojtje të popullatës shqiptare e boshnjake në fushë të betejës ranë edhe mjaftë luftetarë ndër ta edhe Muzli Mula nga Syrigona,Imer Dani (Loshi) nga Pemishtja.

                                Brigadat partizane shqiptare nga Shqipëria me urdhrdhërin e Shtabit të Përgjithshëm të UNC kishin depërtuar nëpër trevat e Kosovës duke i cliruar ato,ndërsa  trevën e Burimit më 17 nëntor 1944.Këto brigada  nga fshati në fshat, po regrutonin djemtë më të  mirë dhe më të shëndoshë në përbërje të këtyre formacioneve ,për të cliruar Kosovën nga pushtuesit gjermanë.Udhëheqësit e këtyre brigadave duke besuar në marrëveshjen  që ishte  bërë në mes udhëheqjes së Shqiperisë dhe asaj të Jugosllavisë po marrëshonin nga një trevë në tjetren duke cliruar Kosovën dhe duke dhën kontributin e tyre në luftën antifashiste  duke besuar që më në fund Kosovës do t’i  njihet e drejta për të vetvendosur për fatin e saj për bashkim me Shqipërinë sipas Konferencës së Bujanit.

                Eshalonet serbo malazezo komuniste-cetnike të përforcuara dhe konsoliduara, duke gjetur zbrazëti dhe përcarje në formacionet ushtarake shqiptare, të cilat ishin ndarë në baza ideologjike,të cilat për pikëpamjet ideologjike kishin drejtuar armët kundër njëri –tjetrit.Kjo armiqësi ishte e natyrshme që mbi këto treva do të shkallëzohej fillimi i një tragjedie me përmasa apokaliptike.

                Depërtimi i brigadave serbe e sidomos i Brigadës së Bokës së Kotorrit ishte bërë realitet,ndërsa  pikërisht me 21 nëntor 1944,do të bëhhet një amnesty për të gjithë cetnikët e armatosurë, të cilët do të pranonin t’u bashkangjiteshin  formacioneve partizane. Një formacion i pjestarëve të forcave cetnike të Istogut të udhëhequra nga kryecetniku Rale Vuliq,në Livadhet e Istogut,hoqën mjekrrat,hoqën simbolet cetnike duke i zëvendësuar ato me simbolet partizane dhe u akomoduanë në strukturat partizano- komuniste të malazezo –serbëve në Burim.Kjo ishte pak a shumë gjëndja nëpër të cilën po përbiroheshin shqiptarët  e kësaj treve.Zbritja e flamurit shqiptar nga instiucionet e perkohshme qeverisëse  të pushtetit popullor që kishin ngritur brigadat shqiptare,zëvendësimi i flamurit shqiptar me flamurin jugosllav,bastisjet,arrestimet,burgosjet,rrahjet,torturat më monstruoze,pushkatimet pa gjyq, ishin paralajmërimi i një prologu të një tragjedie me përmasa kombëtare që do të ndodhte në Kosovën e molisur kundër shqiptarëve etnikë.

Mbi komandantët e cetave vullnetare që po  vepronin  gjithandej maleve të Podgurit gjithënjë e më shumë po ngushtohej fushëveprimi,madje edhe trysnia për t’u dorëzuar apo për t’iu bashkangjitur radhëve të njesiteve partizane.Një trysni shumë e madhe në vazhdimësi ,përmes të gjitha formave do të ushtrohet edhe ndaj komandantëve:Bajram Gashi,Ramë Alia,Col Bajraktari etj.Pas shumë kërkesave për t’u takuar nga përfaqësuesit komunistë të Istogut dhe shumë refuzimeve të udhëheqësve liridashës,megjithatë,një takim i këtillë në rrethana të  fshehta  ishte mbajtur në kullën e Ramë Alisë së Ucës.Kërkesës për t’iu bashkuar  formacioneve partizane të Istogut,Bajram Gashi   u ishte përgjigjur:”Unë jam i vetëdijshëm për rrrethanat politike dhe strategjike  nëpër të cilat po derdhim gjak për lirinë e Kosovës.Unë, po ashtu, e di nëpër cfarë sprovash të rënda po kalojmë ,ne, luftëtarë të lirisë por edhe populli shqiptarë në përgjithësi.Neve si shqiptarë sipas të gjitha gjasave po na imponohet në të gjitha  drejtimet edhe njëherë ripushtimi  gjakatar serbosllav.Unë nuk u besoj komunistëve serbo-malazezë,as parullës së bashkim –vëllazërimit që do të thotë se u besoj vetëm formacioneve ushtarake , të cilat përbëhen prej luftetarëve shqiptarë,pa dallim ideologjie,pa dallim partishë ,por që si qëllim të fundit kanë mbrojtjen e tërsisë së kufijve shqiptarë dhe lirisë së nëpërkëmbur ndër shekuj”.Idea e Bajram Gashit u vlerësua e pa pranueshme nga paria komuniste e Istogut dhe si e tillë u hodhë poshtë.Përsëri mali dhe bjeshka ishte vendi ku frymonte liria dhe shpresa, për trimat e luftëtarët sypatrembur ,të cilët  gjithcka po vënin në interes të mbrojtjes së lirisë së atdheut.

Ndjekjet dhe pusitë ndaj forcave vullnetare të udhëhqura nga Bajram Gashi dhe Ramë Alia ishin të vazhdueshme dhe të papritura ,ashtu sic ishin të papritura edhe sulmet e vullnetarëve të lirisë mbi formacionet cetniko –partizane.Sulm pas sulmi dhe betejë pas beteje lufta vazhdonte dhëmbë për dhëmbë.Të vrarë dhe të plagosur nga të dyja kampet luftarake.Më 8 shkurt 1945 në bjeshkën e Jerebisë forca të shumta të formacioneve partizano -cetnike rrethojnë vendndodhjën e luftetarëve të lirisë në një rrethim të hekurtë me armatim të të gjithë kalibrave të armëve.Edhe këtë herë kërkesës për t’u dorëzuar trimat e Bajram Gashit dhe Ramë Alisë do tu përgjigjën me krismat  e pushkëve besnike.Në një betejë të pabarabartë,shpeshherë edhe fyt në fyt do të bijnë  një numër i konsiderueshëm nga të dy kampet kundërshtare,ndërsa në fushën e nderit përmendorën e përjetësisë do t’ia ngrejnë vetes edhe  Bajram Gashi, Ramë Alia, dhe djali 18 vjecar i Ramës,Salih Rama.Shëmbëlltyra e atdhedashurisë,sakrificat sublime deri në vetflijim për idealin e clirimit dhe bashkimit kombëtar të trojeve shqiptare në një shtet të qujtur Shqipëri,këta heronj të heshtur do t’i  bëjnë shembullin e frymëzimit dhe motivimit të sa e sa brezave për të vazhduar dhe sëndertuar rrugën e lënë në gjysmë nga këta kapedanë.

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …