Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Qeveria amerikane nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidat për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në një komunikatë të lëshuar për medie ka thënë se Qeveria amerikane nuk ka ndonjë preferencë dhe as nuk mbështet ndonjë parti politike apo kandidat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor. Në këtë komunikatë thuhet se SHBA-ja respekton të drejtën dhe përgjegjësinë e atyre që votojnë për të vendosur rreth të ardhmes së tyre. “Qeveria e SHBA-ve nuk parapëlqen dhe nuk mbështetë ndonjë parti politike apo kandidatë në zgjedhjet e kësaj jave. Ne respektojmë të drejtën dhe përgjegjësinë e votuesve të Kosovës që të zgjedhin të ardhmen e tyre”, thuhet në këtë reagim të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane ka ardhur pasi Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se njeriu i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka ardhur në Kosovë për të mbështetur Kadri Veselin në fushatë.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …