Ramush Haradinaj thotë se Amerika është aleate e Kosovës, por jo e politikanëve të caktuar në vend

Qeveria e Kosovës dënon fuqishëm ndërhyrjen e institucioneve serbe në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në vendin tonë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dënuar ndërhyrjen e institucioneve të Serbisë në fushatën për zgjedhjet lokale në Kosovë. Ai me anë të një postimi në rrjetin social ka shkruar se aktet e tilla bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë. Haradinaj ka thënë se integrimi i serbëve është interes reciprok, dhe përpjekjet për të dëmtuar këtë qëllim janë kundër vullnetit të tyre.

“Qeveria e Kosovës dhe unë personalisht si Kryeministër i Kosovës, dënojmë fuqishëm aktin e ndërhyrjes së institucioneve të Serbisë në fushatën zgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë. Aktet e tilla, bien ndesh me parimin e fqinjësisë së mirë, dhe cenojnë në mënyrë thelbësore qëllimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Mirëintegrimi i serbëve të Kosovës është interes reciprok, dhe çdo përpjekje për të dëmtuar këtë qëllim do të konsiderohet si mosrespektim i vullnetit politik të tyre. Serbët e Kosovës kanë të drejtë të zgjedhin, dhe zgjedhja e përfaqësuesve të tyre, pa ndërhyrje, do të respektohet nga autoritetet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Zyrtarë të lartë të Serbisë që nga fillimi i fushatës zgjedhore në Kosovë, kanë ftuar qytetarët serbë në Kosovë që të votojnë për Listën Srpska, të cilën e konsiderojnë, siç thonë vetë, si mbrojtëse të vetme të interesave të Serbisë dhe të territorit të saj në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Pagat në Kosovë gati pesë herë më të ulëta se në BE, ndërsa inflacioni mbi dyfish më i lartë

Hendeku ekonomik mes Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian vërehet si në nivelin e pagave, …