Shqiprim Arifi

Qeveria e Kosovës e Vetëvendosja nuk duhet të shkaktojnë ndarje te shqiptarët në komunat e Kosovës Lindore

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se ata nuk kanë pasur ndonjë ftesë për takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, të cilët e kanë vizituar Bujanovcin. Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet të shkaktojnë ndarje te shqiptarët në Preshevë, duke mos u takuar me të gjithë përfaqësuesit politikë atje. “Nuk ka pasur as kontakt me neve, as koordinim për agjendën e kësaj dite, është për keqardhje dhe shqetësuese. Këto nuk janë politika të Qeverisë së Kosovës, këto janë politika të Lëvizjes Vetëvendosje në Qeverinë e Kosovës. Në këtë kontekst, në këtë situatë që shqiptarët e kalojnë nën diskriminim të Serbisë, duhet të kalojë edhe nga Qeveria e Kosovës, e cila po na  përçan. Është inat personal për  shkak të ndërrimit të pushtetit lokal këtë vit. Liburn Aliu dhe Qeveria e Kosovës publikisht kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në komunën e Preshevës. Edhe kjo është precedent. Kjo është hera e parë që një Qeveri e Kosovë ndërhyn në këto procese”, tha kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …