leoni

Në kuadër të zyrës së kryeministrit është themeluar Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore

Qeveria e Kosovës e zotuar se nuk do t’i bindet presioneve ndërkombëtare për t’i larguar sanksionet ekonomike Serbisë

Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se nuk do t’i bindet kurrfarë presioni ndërkombëtar për t’i revokuar sanksionet ekonomike të vëna një ditë më parë kundër Serbisë, si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Beogradit për ta dëmtuar sovranitetin e jashtëm të Kosovës. Njohës të konflikteve kanë thënë se këto sanksione janë plotësisht në frymën evropiane dhe krejt normale. Nëpërmjet një vendimi, ekzekutivi ka vënë një taksë prej 10 për qind për të gjitha produktet me origjinë nga Serbia, por edhe nga Bosnjë-Hercegovina, me përjashtim të brendeve ndërkombëtare që qarkullojnë mallrat e prodhuara në degët që i kanë në këto shtete. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Bashkimit Evropian. Brukseli zyrtar ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që urgjentisht të shpjegojnë vendimin. Kjo, pasi ka gjykuar se me të minohet bashkëpunimi rajonal dhe se vendimi nuk është në përputhje me parimet e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …