leoni

Qeveria e Kosovës fton Listën Serbe ta respektojë procesin zgjedhor dhe të mos përhapë dezinformata

Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje Listës Serbe që të mos përhapë gënjeshtra  dhe të mos bëjë presion mbi qytetarët serbë në veri të Kosovës në lidhje me procesin zgjedhor të 21 prillit. Kjo thirrje, në radhë të parë  ka të bëjë me nënshkrimet që janë mbledhur lidhur me peticionin për zëvendësimin e kryetarëve shqiptarë në disa komuna me shumicë serbe. Lista Serbe kishte njoftuar se nuk do të marrë pjesë në votim, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për pengesë në proces. Megjithatë, Qeveria e Kosovës thekson se ky votim është rezultat i kërkesave dhe nënshkrimeve të qytetarëve dhe se procesi zgjedhor respekton vullnetin e tyre politik.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli

Kadri Veseli padit deputetin e Albin Kurtit, Visar Korenica për shpifje në lidhje me pretendimet për një projekt të ATK-së

Ish-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili gjendet në procesin gjyqësor të Gjykatës …