Qeveria e Kosovës ka vënë dy vija të kuqe në dialogun për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: temë e dialogut nuk mund të jenë çështje që lidhen me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit dhe nuk do të dialogohet as për çështje që lidhen me rregullimin dhe funksionalitetin e brendshëm të Kosovës. Një përcaktim i këtillë është shprehur në Programin Qeverisës, të miratuar në mbledhjen e së premtes, e në të cilin janë identifikuar dy temat që refuzohet të vihen në tryezën e negocimit, shkruan sot “Koha Ditore”. Mbështetur në këtë, në prag të fazës së negociatave që për synim kanë marrëveshjen përfundimtare, ekzekutivi është pozicionuar kundër çfarëdo “korrigjimi të kufirit”, pro të cilit ishte presidenti Hashim Thaçi, e edhe kundër Asociacionit të Komunave Serbe, mekanizëm që Serbia insiston që të ketë kompetenca ekzekutive. “Karakteri unitar i Republikës së Kosovës është i paprekshëm”, thuhet në Programin e Qeverisë, një kopje të të cilit e ka siguruar “Koha Ditore”.
Kontrolloni gjithashtu
RKL: Gjuha shkinishte e Albin paranojës është fashizëm i llojit të vet, është urrejtje patologjike e një të sëmuri mental-politik, jo ironi e rastit
Në vitin 1998, kur serbët kishin vërshuar në Kosovë, në një nga grafitet serbe në …