Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Kosovës Lindore

Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Kosovës Lindore

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Kosovës Lindore. Pas konslutimit me Qeverinë e Shqipërisë për participim të barabartë në blerjen e librave, për nxënësit e tri komunave shqiptare është caktuar shuma që dy qeveritë të ndajnë nga 70 mijë euro. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se kanë komunikuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe shuma totale për blerjen e librave për nxënësit e Kosovës Lindore është 140 mijë euro dhe këtë shumë janë pajtuar ta ndajnë në mënyrë të barabartë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj: “Ajo që po ndodh dy vitet e fundit është pengmarrje e Kosovës”

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar zhvillimet politike dhe institucionale në …