Haradinaj takon këshilltarët politikë të Kancelares Gjermane, Angela Merkel, Matthias Leuttenberg dhe Jan Hecker

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me Bashkimin Evropian

Qeveria e Kosovës nuk do të bëjë kompromis me BE-në edhe pasi Frederica Mogherini po ofron që në këmbim të heqjes së taksës ndaj Serbisë emërtimi i shtetit tonë, UNMIK të zevëndësohet me Kosovo*. Një përgjigje me shkrim Mogherinit pritet t’i dërgohet gjatë ditës së hënë, përmbajtja e së cilës qartëson se Ramush Haradinaj nuk do të ketë asnjë qëndrim ndryshe nga ata që tashmë i njohin të gjithë qytetarët e Kosovës. Pas raportimit të medieve se Mogherini bashkë më Komisisaren  për tregti Malmstrom dhe Komisioneri Hahn iu drejtuan Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt, për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë. Shefin e stafit të Haradinajt, Avni Arifi ka konfirmuar për mediet se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeminsitri do t’i kthejë përgjigje këtë të hënë. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …