Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës nuk guxon të aplikojë masa reciprociteti kundër Serbisë për ndalimin e qytetarëve me “dosje penale”

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse, në Serbi, ka konfirmuar edhe një rast tjetër të ndalimit dhe arrestimit të një bashkëkombësi, përderisa ai ka qenë duke kaluar nëpër territorin e Serbisë. Ndalimet dhe arrestimet e vazhdueshme të shtetasve të  Kosovës nga Serbia mund të vlerësohen si një gjueti shtrigash nga autoritetet e këtij shteti dhe praktika të politikave të Millosheviqit”, thuhet në reagimin e MPJ-së. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës “thërret fqinjin verior që urgjentisht të ndalë keqtrajtimet, maltretimet dhe shkeljet sistematike të të drejtave të njeriut ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës, të cilët po e shfrytëzojnë Serbinë si  rrugë transiti”. “Ministria thërret Bashkimin Evropian, shtetet e Kuintit dhe komunitetin ndërkombëtar, që urgjentisht t’i tërheqin vërejtjen shtetit fqinj ndaj sjelljeve të tilla dhe kërkon me ngulm lirimin e menjëhershëm të tij”, përfundon reagimin i MPJ-së. Edhe kjo deklaratë deklarative e Qeverisë bie në vesh të shurdhër, derisa Qeveria e Kosovës nuk guxon të aplikojë masa reciprociteti, sa do që ka paralajmëruar herë pas herë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …