Sali Berisha

Sali Berisha u bën thirrje qytetarëve të ngrihen kundër shtetit dhe ta rrëzojnë me dhunë

Deputeti i PD-së, Sali Berisha nga frika e Vettingut që i ka hyrë në palcë,  u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të ngrihen   në revolucion popullor kundër pushtetit aktual. Shqiptarët duhet ta ndjekin shembullin e rumunëve, që po protestojnë kundër Qeverisë së korruptuar. Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim më të madh për qytetarët rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi dhe ne, ne një revolucion mbarë popullor, për te përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik ne Shqipëri. Paraprakisht edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha për shtator paralajmëroi “protesta sensacionale antiqeveritare”, duke refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama nga muaji i ardhshëm, kur   përfundon pushimi i deputetëve, së bashku në Parlament t’i miratojnë ligjet e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …