Ali Ahmeti

Shoku i ngushtë i Hashim Thaçit, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti shprehet kundër korrigjimit të kufijve

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar idenë e kryetarit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se ideja e tij është më tepër imagjinare dhe fushatë mediatike. “Kosova ka institucione stabile dhe të përgjegjshme, që dinë të drejtojnë dhe menaxhojnë ka partnerët e vet, NATO-n, Amerikën e BE-së.  Ka një opozitë mirë të organizuar, kështu që tani për tani nuk mund të bëjmë një vlerësim derisa nuk ka materie.  Ali Ahmeti beson se Rajoni është në rrugë të mbarë në integrimet, por çështja e pazgjidhur akoma është në Serbi sa i përket demarkacionit dhe kjo duhet të ketë një epilog. Idenë për ndryshim e korrigjim kufijsh e ka nisur kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, qysh në janar të këtij viti kur e kishte lënë të hapur idenë e bisedimeve me Serbinë, duke përfshirë edhe temën e kufijve. Deri tash vetëm Gjermania e Britania kanë dalë kundër kësaj ideje, ndërsa, vendet tjera kanë lënë të hapur mundësinë e çfarëdo marrëveshjeje me të cilën palët mund të pajtohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …