Reçica: Mund të ketë probleme e vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes

Qeveria e Kosovës po bën përpjekje maksimale për ngritje të mirëqenies sociale e hapje të vendeve të punës

Në kuadër të qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vazhduar vizitën në Uashington, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës po bën përpjekje maksimale për ngritje të mirëqenies sociale e hapje të vendeve të reja të punës. Me këtë rast, Reçica, i shoqëruar nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, u prit në takim në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Susan Falatko, drejtoreshë e Zyrës për Çështje të Evropës Jugore dhe të Mesme. Ministri i shprehi Fatalko falënderimet për ndihmën që SHBA-të i kanë dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit.

Ministri Reçica e njoftoi Falatko se ka qenë për vizitë në shtetin e Iowa-s nga ku është informuar se ky shtet ka nevojë për fuqi punëtore dhe se do të ishte mirë të shikohen mundësitë e angazhimit të qytetarëve të Kosovës në punë sezonale, ose punësim të përkohshëm. Kurse,  zonja Falatko theksoi se do të shikohen të gjithat mundësitë se çfarë mund të bëhet në këtë drejtim ku shprehi optimizëm se një gjë e tillë mund të realizohet. Temë diskutimi në mes të Reçicës dhe Falatko ishte edhe procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe formimi i Ushtrisë së Kosovës. “Jemi në fazën përfundimtare të dialogut dhe jemi optimist në arritjen e një konsensusi nacional me përbërje të të gjitha partive politike në vend, në mënyrë që të kemi një zgjidhje të pranueshme”, ka deklaruar Reçica. Ndërkaq sa i përket formimit të ushtrisë, ministri ka thënë se beson që brenda pak kohësh Kosova do ta ketë ushtrinë e saj dhe në këtë pikë kërkoi edhe mbështetjen e SHBA-ve.

Ministri gjithashtu foli edhe rreth procesit të integrimeve euroatlantike të Kosovës dhe të integrimit në organizata të rëndësishme ku bëri me dije se Kosova nuk ka alternativë tjetër, përpos integrimit në familjen Evropiane.Fatalko ofroi mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë të SHBA-ve për të ndihmuar Kosovën sidomos në fushën socio-ekonomike, por gjithashtu në të gjitha çështjet për të cilat u diskutua në takim.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …