Qeveria e Kosovës pritet që nesër t'i ndajë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive

Qeveria e Kosovës pritet që nesër t’i ndajë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive

Qeveria e Kosovës ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave për bizneset aktive. Ky vendim, i cili është marrë para disa javësh, është pjesë e rimëkëmbjes ekonomike për shkak të pandemisë COVID-19. Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë  se mjetet e ndara për bizneset pritet të shpërndahen më së largu deri të mërkurën. “Më së largu deri nesër pritet të nisë shpërndarja e 60 milionë eurove për subvencion të pagave sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës”. Sipas këtij vendimi, ndarja bëhet për subvencionimin e pagave për biznese aktive, duke u bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …